Test Alt
1 / 1
JEPET ME QIRA OSE SHITET – OBJEKT KOMERCIAL PRESTIGJIOZ NË PRIZREN
Prizren
Sipërfaqja
5400m²
Dhomave
1
Viti i ndërtimit
2010
Disponueshmëria nga
31.10.2026
BlerjeBiznesE mirëBallkonAshensorTarracëParkingGarazhBodrum

Përshkrimi

JEPET ME QIRA OSE SHITET – OBJEKT KOMERCIAL PRESTIGJIOZ NË PRIZREN Në një nga lokacionet më të dukshme dhe strategjike të qytetit të Prizrenit, përgjatë rrugës Wesley Clark, në magjistralen Prizren–Gjakovë (Arbanë), ofrohet për qira ose shitje një objekt komercial unik, me arkitekturë moderne dhe potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi. Ky objekt është konceptuar për një projekt të vetëm dhe afatgjatë, duke ofruar ekskluzivitet të plotë përdorimi për një operator serioz ose investitor me vizion. Ndërtesa disponon parking nëntokësor dhe vende parkimi të jashtme, ndërsa dy ashensorë mundësojnë qasje të lehtë në të gjitha nivelet. Me një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 5.400 m², objekti përbëhet nga disa nivele funksionale, duke ofruar hapësira të mëdha dhe fleksibile për aktivitete të ndryshme komerciale. Në përbërje të objektit janë edhe 4 apartamente me pamje nga qyteti, si dhe një hapësirë e veçantë për restorant dhe bar rooftop, me pamje panoramike mbi Prizrenin. Kjo pronë paraqet një potencial të veçantë zhvillimi për operatorë dhe investitorë që kërkojnë adresë prestigjioze, strukturë operative të fuqishme dhe stabilitet afatgjatë, duke ofruar kushte ideale për realizimin e projekteve të profilit të lartë, si klinika private ose qendra moderne të shërbimeve mjekësore, hoteleri urbane me restorant dhe bar rooftop, sektor arsimor privat, si dhe institucione private apo publike. Objekti ka qenë i shfrytëzuar me sukses për më shumë se 10 vite si qendër tregtare, duke dëshmuar funksionalitet, kapacitet operativ dhe potencial të qëndrueshëm komercial. Objekti ofrohet me qira, ndërsa jemi të hapur edhe për shitje në rast të një oferte konkrete dhe serioze. Kushtet e qiradhënies apo të shitjes diskutohen individualisht me palët e interesuara. Për informata shtesë apo për të organizuar një vizitë, mund të na kontaktoni përmes telefonit ose WhatsApp në numrin: +41 79 917 14 47 Ju faleminderit!

Çmim me kërkesë
Çmimi i blerjes
Harta e vendndodhjes
Wesley Clark, 20000 PrizrenShfaq hartën e madhe
Kontakto pronarin

Afrim Kalimashi